Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka uruar shqiptarët për Pashkët që sipas saj sjellin në vëmendje sakrificën dhe të qenurit bashkë me njerëzit më të dashur.
Ajo ka shprehur mirënjohjen në emër të stafit që drejton për mjekët dhe infermierët dhe gjithë stafin e kujdesit shëndetësorë duke i quajtur heronj.
?? | “Pashkët katolike dhe Pashkët Hebreje na sjellin në mend kuptimin e sakrificës, të qenurit së bashku me njerëzit tanë të dashur dhe shpresës së përhershme. Edhe pse nuk mund ta ndajmë këtë vakt së bashku, punonjësit amerikanë dhe shqiptarë të Ambasadës Amerikane shprehin mirënjohjen dhe respektin tonë për heronjtë tanë të kujdesit shëndetësor. Faleminderit nga zemra”. shprehet Ambasadorja Yuri Kim
(F.GJ/FAXWEB.AL)