Avokati Alban Qafa, është shprehur mbi rastin e Zamira Vyshkës. Avokati tregon që ndryshe nga rastet e mëparshme, këtë herë, Gjykata dhe Prokuroria kanë vepruar ndryshe, duke goditur më fortë hallexhiun se atë që pretendohet të përfitojë.
Nuk është masa e dënimit të cilën Qafa vënë dukje, por veçimi i bërë nga organi i akuzës, ku një qytetar dënohet më tepër se prokurori dhe gjykatësja.
Avokati thekson që është një rast i pandodhur brenda këtyre 30 viteve që për një 63-vjeçar të kërkohet të dënohet për moskallëzim krimi, kur nuk ka qenë asnjëherë i dënuar më parë.
Alban Qafa: Shoh një mosakordancë sa i përket faktit penal, veprimeve konkrete që ka kryer çdo bashkë i pandehur dhe praktikës që ka po e njëjta prokurori. Gjykata e Posaçme e Apelit ia ka rritur gjithmonë dënimet zyrtarëve të lartë. Në këtë rast ndodh e kundërta, ai që është hallexhiu goditet më fortë nga Prokuroria.
Nuk e kam te masa e dënimit, e kam te veçimi që është bërë nga organi i akuzës, qytetari është dënuar më shumë, ndërkohë gjyqtarja dhe prokurori më pak. Po e njëjta prokurori dhe gjykatë sot, ka vepruar me standarde të kundërta. Janë dënime të rënda dhe është absurde të kërkosh për moskallëzim krimi për një person 63 vjeç që nuk është i dënuar më parë dhe as ka qenë në polici ndonjëherë, 1 vit e 6 muaj burg për moskallëzim krimi. Absurditeti vazhdon, që pretendohet të kallëzojë vëllanë e bashkëshortes së tij. Nuk ka ndodhur kurrë. Nuk është kërkuar kurrë që të denoncojë një familjar të tij.
Ky është rasti i parë, janë dënuar ish-gjyqtarë. Rasti i parë për një pretencë të tillë. Do ta ndëshkojmë kur të japim mbrojtjen tonë. Është praktikë e konsoliduar nga e njëjta gjykatë. Nuk mund të dënohet hallexhiu më tepër se personi që pretendohet se përfiton në mënyrë të paligjshme.
Për Tahirin, ka mbajtur qëndrim avokati i tij. Është një nga rastet e pakta, kur aplikohet “59”, për shkaqe të veçanta, që në këtë rast janë shkaqe shëndetësore familjare dhe fëmijët e mitur. Ligji e lejon një gjë të tillë. Është një parashikim që ligji e përmban.
Discussion about this post