07:48 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!

12:37 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Projekti tinzar, kërkojnë të na vënë në shërbim të qeverisë”, Artan Fuga thirrje për grevë në universitete: Të ngrihemi më këmbë

Nga Artan Fuga

Ka ca njerëz, unë dyshoj shumë te ata, që hiqen si ruajtësit e moralit publik. Na thonë që mos debatojmë për asgjë, të mos arsyetojmë për asgjë se çfarë nuk kemi bërë mirë, ose kemi bërë keq, e që na kanë shtuar dëmet në njerëz dhe materiale.

Të mos mendojmë asgjë, fare asgjë, ta mbyllim rubinetin e trurit, por vetëm të qajmë, ose vetëm të japim lekë për ndihma, a ushqime, ose vetëm të shohim dhe pësojmë lëkundjet e tërmetit kur bina dhjetkatëshe vallëzojnë mbi kokat tona!

Mos mendoni, mos arsyetoni, mos e çoni mendjen te asgjë që të ketë qenë ndryshe, që duhet të ishte ndryshe!

Këta moralista që unë i dyshoj si tenderuesa, si përfituesa, si këpucëlëpirësa, si të korruptuar, veç atyre që e kanë nga budallalliku dhe frika që i ka zënë, nga humbja e qetësisë psikike.

Njeriu i vërtetë i bën të gjitha. Jep kurajo, ndihmon të tjerët, siguron veten dhe familjen, jep optimizëm, jeton jetën e tij sikur do të jetojë 1000 vjet ose sikur të ishte dita e tij e fundit,
Por, edhe arsyeton, kritikon, lëvdon, ka dhimbje, trishtohet.
Kjo është jeta!
Pse tërmeti do të jetë më i fortë se njeriu??? Kurrë! Por këta tipa, harrojnë se edhe në ngushëllime vdekjeje shqiptari bisedon për shoqërinë, njërezit, politikën, jetën.

Se këta lëpirësa, këta pinokë e bij pinokësh, kur nuk ka katastrofa nuk dëgjojnë asnjë kritikë, tallen, përqeshin, i quajnë ata që e mendojnë të keqen sikur janë të çmendur, budallenj dhe vuuuu karabinatë të larta sa malet, mblidh mijra njerëz në një pallat sikur të ishin miza…. etj.

Kurse kur ka kastastrofa, u thonë të tjerëve : Mos arsyetoni për çka po ndodh, tani është koha të qajmë të vdekurit!

Kur jeta është normale nuk dëgjojnë kur u flasin, kur ndodh tragjedia, kërkojnë të mos flasim. Kur të flasin njerëzit atëherë? Po! Duhet folur tani, tani, tani dhe pastaj, edhe gjithmonë, pa lënë mënjanë veprimin për të përballuar gjendjen, sepse pastaj harrohet çdo gjë dhe ata vazhdojnë paudhësitë e tyre : Pinokët! Tani arsyetohet mbi atë që ndodh sepse jemi dëshmitarë të saj, na duhet t’a arsyetojmë gjithçka që t’ua lemë si dëshmi femijëve, brezave të tjerë, sepse pas katastrofës do të vijë ora e llogarive, e asaj që nuk mund të jetë si më parë!

Pinokë të ndyrë! Morali juaj është korruptiv!

 

Pas

6 jetët që u shkëputën në mes, i mbijetuari i vetëm niset drejt Italisë, s’u thotë dot lamtumirë fëmijëve, nënës, gruas dhe nuses

Para

Vora në mëshirë të fatit, më shumë se 20 pallate të pabanueshme, Kajmaku i Ramës në arrati përkeqëson situatën

Para
Vora në mëshirë të fatit, më shumë se 20 pallate të pabanueshme, Kajmaku i Ramës në arrati përkeqëson situatën

Vora në mëshirë të fatit, më shumë se 20 pallate të pabanueshme, Kajmaku i Ramës në arrati përkeqëson situatën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimet valutorë sot: Çmimet e euro, dollarit dhe analizë për monedhat e tjera

Takim kritik BE-Iran në Gjenevë, në sfondin e tensioneve në Lindjen e Mesme

Murtaja e Bagëtive në Shqipëri /Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare me Kosovën

Shqipëria ndër destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në vitin 2025

Temperaturat dhe kushtet atmosferike për 20 Qershorin

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.