Deputetja e re e dalë nga listat e LSI-së e cila mori mandatin me largimin e opozitës nga Parlamenti, Elda Hoti ka deklAruar se do t’i bashkohet protestës së sotme në orën 20:00 që do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Hoti argumenton se në situatën në të cilën ndodhet vendi, nuk mund të qëndrojë duarlidhur dhe që ka vendosur të protestojë në mbështetje të zgjedhjeve të lira E pluraliste.
“Nuk mund të hesht dhe të rri duarlidhur, në këtë situatë që ndodhet Shqipëria ime!
Sot do jem me protestuesit në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe pluraliste, kundër kthimit te diktaturës për një Shqipëri Europiane! ????”, shkruan Hoti.
Kujtojmë se më herët, deputetja ka votuar kundër rezolutës për shkarkimin e presidentit Meta si dhe rrëzimit të dekretit të këtij të fundit për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)