06:09 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk mund t’i nxjerr dot se ata jetojnë në Shqipëri”, Emiliano Nuhu: Kush e thuri planin për vrasjen time. Sot më ofruan para…

22:37 | 27/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk mund t’i nxjerr dot se ata jetojnë në Shqipëri”, Emiliano Nuhu: Kush e thuri planin për vrasjen time. Sot më ofruan para…

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka denoncuar në një lidhje në emisionin “Opionin”, se i kanë ofruar para në kërkim të heshtjes, një ditë pas intervistës së tij.

“Më kanë kontaktuar permes celularit njerez të mi të njohur edhe më kanë ofruar para”, tha Nuhu, “në kanë thënë që kundrejt shpërblimit hap gojën sa lekë do dhe mos e përmend emrin”, tha ai.

I pyetur se kur kishte ndodhur kjo dhe kush ishin ata se e kishin kërcënuar, Nuhu tha se emrat nuk mund t’i thojë pasi ata jetojnë në Shqipëri.

“S’mund ta them emrin se janë lidhje shoqërore të miat. E pamundur që ti nxjerr se ata jetojnë në Shqipëri”, tha Nuhu.

Nuhu ka thënë se ai këtë nuk e bën për të fituar për azil pasi nuk e kishte ndërmend të largohej nga Shqipëria.

“Kjo nuk është e vërtetë, se nuk e kam patur kurrë në plan. Kam ardhur brenda ditës në datë 12 shtator 20018, pasi kam marr informacion që më është porositur një vrasje për të më ekzekutuar”, tha ai

Sipas tij këtë ai e mësoi nga rrjeti i tij informativ.

“Nga rrjeti im sekret informativ. Arsyeja ishte se isha kërcënuar në zyrën time nga Xhelal Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Që ky informacion të mos merrej vesh donin të më ekzekutonin”, u shpreh ai

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ripohoi se kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ishte në zyrë kur ai u kërcënua nga vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja

Por në lidhje me këtë akuzë Taulant Balla u kundërpërgjigj duke thënë se nuk e njihte fare Emiljano Nuhun dhe se ai kishte qenë diku tjetër.

“As nuk ka qenë në Fushë-krujë, as nuk e kam parë në jetën time këtë djalin, s’km qenë fare Fevzi nuk e njoh këtë, më vjen keq që e kanë shpërdoruar deri në këtë farë pike Lulzim Basha me shokë.

Për mua e rëndësishme është që kallëzimi i shtetases të hetohet deri në fund, t’i jepet çdo lloj mbrojtje”, tha Balla.

Ng ana tjetër ai deklaroi se për këtë rast kishte folur me deputetin Rrahman Rrahja dhe se i kishte thënë se bëhej fjalë për një konflikt mes dy të rinjve.

“Rrahja më ka informuar që lidhur më këtë rast ka qenë një konflikt mes dy të rinjve që kanë pasur një konflikt me njëri tjetrin, por hetimi të shkojë deri në fund.

Jemi në situatën që prokuroria nuk e ka mbyllur këtë hetim, dhe ky hetim duhet të shkojë deri në fund”, deklaroi ai.

Ndërkohë Taulant Balla tha se janë dhënë para për të përfshirë emrin e tij në këtë histori.

“Në këmbim të 10 mijë eurove është përfshirë edhe emri i kreut të Grupit Parlamentar”, tha Balla ndër të tjera.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: Emiliano Nuhu
Pas

Deklarata e Anila Hoxhës: Pas kallëzimit të Emiljano Nuhut janë sekuestruar kamerat, ja çfarë shihet

Para

Arrestohet në Athinë 19-vjeçari shqiptar me 34.5 kg drogë

Para
U hakmorr se i përdhunuan motrën, arrestohet shqiptari në Greqi

Arrestohet në Athinë 19-vjeçari shqiptar me 34.5 kg drogë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.