Ata padyshim janë ndër çiftet më simpatikë të ekranit. Madje shpesh kemi parë Vesen që i bën dedikime të dashurit të saj të zemrës por këtë hërë ka qene vetë reperi ai që ka vendosur ta suprizojë të dashurën e tij me rastin e ditëlindjes së saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
Krahas fotos së publikuar ku shfaqet Vesa Luma nuk mungojnë as fjalët zemre për të. “Gjysma ime me e mire ka ditelindjen. Te pakta jane fjalet per te pershkruar ndjenjen qe kam per ty qe nga momenti pare kur u njohem, dhe sidomos tani qe me ke dhene nje shpirt tjeter si fryt i dashurise sone! Nuk ka njeri me perfekt dhe me human ne shpirt sesa ti zemra ime, qe cdo dite me surprizon dhe me ngroh zemren me sjelljen tende prej nëne, gruaje, shoqe dhe motre. Jam i lumtur qe jam i joti dhe qe sot te dua me shume se dje, dhe neser do te te dua me shume se sot! Me vjen keq qe nuk jam me ty dhe Lian sot, por me mendje dhe shpirt jam aty! Gezuar ditelindjen jeta lalit! U befsh me shume vite se emri yt!”, shkruan Big Basta. (S.Sh/Shuplaka)