Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri në studion e Fax Neës është shprehur se persona brenda PD nxisin njerëz në Facebook e portale për të sulmuar figura të PD që nuk janë dakord me lidershipin e kryetarit Lulzim Basha.
“Dje/ në kryesi nuk kishte propozim. Kishte një propozim per ngritjen e një grupi pune propasiv jo proaktiv. Sepse nuk kishte një target të caktuar, asnjë propozim të caktuar.” – tha Kulluri.
Nuk jemi përfshirë sepse nuk ka propozim për ndryshime statutore. Grupi për ndryshimet statutore është propagandistik, është deklarativ. Basha nuk ka lënë një dokument serioz mbi të cilin të diskutohet,
Është lënë 45 ditë kohë që është kohë e papërshtatshme për tu përgatitur. Nëse shkohet në kuvned me këto kushte do të ketë ngjarje të pakëndshme. Sepse nuk ka kohë që të sqarohen kundërshtitë e grupeve të ndruyshme.” – tha Edvin Kulluri në studion e Fax Neës.
Kulluri u shpreh se partitë tradicionale të djathta në Shqipëri po humbasin peshën specifike dhe se është detyra e Partisë Demokratike që këto flukse ti përfshijë.
“A e ka votuar PD propozimin e kryebashkiakut Veliaj?
Flukset tradicionale konservatore a duhet ti përfaqësojë PD?
Kur katandisesh me ekip mediokër në atë grup palramentar nuk mund ta nxjerrin partinë nga kriza ata që janë bashkëpunues.” – u shpreh Kulluri.
“Ka ndodhur një gjë e shëmtuar, është ngritur një anëtar kryesie, dhe ka thënë këtu ka një grup që e do kryetarin dhe një grup që nuk e do kryetarin. Kjo është turp, ne jemi parti e djathtë si mund të ngrihet një deputet me dy mandate e të thotë një gjë të tillë.” – u shpreh Kulluri për një episod nga mbledhja e djeshme e Kryesisë së PD.
Kulluri gjithashtu shprehu rezervat e tij për faktin që kryetari Lulzim Basha e ka ndërprerë aksionin e protestave për tu marrë me gjëra që mund t’i bënin anëtarët e tjerë të partisë.
“Nuk mund të shkojë kryetari i partisë të hapë frigoriferët e Mozës, Agimit,..” – u shpreh Kulluri për vizitata e Bashës nëpër shtëpitë e familjeve që qeveria u ka prerë ndihmën ekonomike.
(E.L/Faxweb)