Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e PS, kryeministri, Edi Rama ka folur edhe mbi faktin se disa prej deputetëve bënim më shumë punë se ata të cilët vazhdimisht shfaqeshin nëpër kamera televizive.
Ndërsa tha se nuk i pëlqente të përdorej koncepti i “mendimit ndryshe” brenda partisë Socialiste sepse sipas tij, kjo bëhej vetëm për telenovelë. Ai shtoi se do ishte më tepër për frymë kritike brenda partisë.
Kryeministri Edi Rama: Ne kemi deputetë të shkëlqyer, këtë e them me përgjegjësinë e plotë. Ne kemi deputetë që shkojnë në territore më pak se ç’shkojnë drejtuesit e qarkut. Çfarë është kjo? Forcën tonë duhet ta masim me aftësinë për të dëgjuar çdo opinion. Unë jam kundra atyre teorive i zërit ndryshe etj, për të bërë telenovela, por fryma kritike. Elementi tjetër që dua të them është partia digjitale, jemi ende në kohë por ende nuk më rezulton që është kuptuar. Gjithmonë e më shumë gjithçka do shkojë drejt digjitalizimit.
Çdo aktivist i PS duhet të jetë edhe aktivist i PS digjitale me telefon. Ne duhet ta përdorim këtë mundësi për të bërë atë që bëjmë me Këshillimin Kombëtar.