Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, mes tyre edhe dy femra. Të arrestuarit dhe veprat për të cilat akuzohen janë: D. P., 30 vjeç dhe L. Sh., 48 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë, duke vjedhur skuterin elektrik në pronësi të shtetasit A. I.
Stetasi E. Ç., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Shtetasja U. A., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), ish-njerkun e saj, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.