Fax News bën me dije se në qarkun e Vlorës janë gjetur të djegur tre automjete. Dy prej mjeteve janë djegur në qytet kurse i treti në fshatin Bishan.
Bëhet me dije se dy makina tip ‘BMV X5’ dhe ‘Benz’ janë djegur në lagjen 24 maji rreth orës 01: 45 pas mesnate
Mësohet se shtetasi Ermelind Abazi është pronar i Benzit me targa AA 200 MZ
Në fshatin bishat u gjet i djegur mjeti tip ‘Volksëagen Polo’ në pronësi të shtetatist Klement Trokaj. Dyshohet se zjarri i është vënë rreth orës 23 :10 të mbrëmjes së djeshme.
Mësohet se nga zjarret nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Personat përgjegjës ende nuk janë ndaluar nga forcat e rendit. Vendosjet e zjarreve janë ende për motive të paidentifikuara.
(E.L/Faxweb)