19:54 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Nuk ndalen kullat në Tiranë, pesëfishohet sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në TI 2019, arrin në 140 mln euro

12:42 | 31/05/2019
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pronarët pa prona”, flet Axhem Ymeraj: Ne kemi vendlindje jo atdhe, po na i vjedhin

Ndërtimi në Tiranë pritet të vazhdojë me vrull. Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë gjithsej për kryeqytetin 94 leje ndërtimi, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndonëse në raport me tremujorin e fundit 2018, kur numri i lejeve ishte 120, kemi rënie, në sipërfaqe vijon që të mbetet rekord, për shkak të miratimit të ndërtesave të larta. Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në tremujorin e parë të këtij viti në kryeqytet ishte gati 480 mijë metra katror (5% rritje në raport me tremujorin e fundit 2018), duke arritur një nivel rekord, që pas vitit 2013. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë kemi pothuajse një pesëfishim të sipërfaqes së lejeve të dhëna për ndërtim (shiko grafikun).

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në Tiranë, sipas INSTAT, ishte gati 18 miliardë lekë (141 milionë euro) në tremujorin e parë, nga 14.3 mld lekë në tremujorin e fundit 2018 (rritje 22%) dhe 3.3 mld lekë në T I 2018.

Dy vitet e fundit, lejet e ndërtimit kanë shënuar rritje të dukshme në kryeqytet. Për të gjithë vitin 2018 janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katrorë, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%. Vetëm në tremujorin e katërt janë dhënë leje për një sipërfaqe ndërtimi prej 456 mijë metra katrorë, ose 70% e sipërfaqes së dhënë gjithsej në vend për leje ndërtimi për këtë periudhë. Ritmi i lartë i tremujorit të katërt 2018 vijoi dhe në janar-mars të këtij viti.

Numri i lartë i lejeve bëri që bashkia Tiranë të arkëtonte të ardhura rekord nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që arritën në 5.5 miliardë lekë, ose rreth 44 milionë euro në 2018-n, duke shënuar një nivel rekord dhe duke përbërë 42% të të ardhurave totale që Bashkia mbledh nga taksat e tarifat e veta. Bashkia ka arkëtuar nga dhënia e lejeve për ndërtime gati 60% më shumë sesa kishte planifikuar në fillim, teksa në buxhetin fillestar ishte planifikuar që të mblidhte 3.4 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Në projekt buxhetet e Bashkisë parashikohet që të ardhurat nga kjo taksë të vijojnë të mbeten në nivele të larta.

Lejet në vend

Sipas INSTAT, Në tremujorin e parë 2019, janë miratuar gjithsej 245 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 221 leje të miratuara në tremujorin e parë 2018, duke shënuar një rritje prej 10,9 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2019, është rreth 581.236 m2, nga rreth 200.944m2, miratuar në tremujorin e parë 2018, duke shënuar një rritje me rreth 2,9 herë.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e parë 2019, është 25,2 miliardë lekë, nga 10,2 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2018. Ky tregues në tremujorin e parë 2019, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, u rrit me rreth 2,5 herë.

Pas

Video/ Si ra në prangat e policisë ”i forti i Myslym Shyrit”, momentet e arrestimit të tij

Para

Studimi/ Vuani nga diabeti tip 2, ja produkti që tepër efektiv në kurimin e kësaj sëmundje

Para
Studimi/ Vuani nga diabeti tip 2, ja produkti që tepër efektiv në kurimin e kësaj sëmundje

Studimi/ Vuani nga diabeti tip 2, ja produkti që tepër efektiv në kurimin e kësaj sëmundje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

Putin synon të vazhdojë luftën derisa Perëndimi të pranojë kushtet e tij për paqe

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan, nuk raportohen të lënduar

Afati 50-ditor për Ukrainën, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Tragjedi në Itali/ Automjeti përplaset me kamionin në tunel, tre të vdekur dhe dy të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.