Që në fillim kjo ka qenë një sfidë që mund të parashikohej se si do të përfundonte, por një rezultat kaq i thellë nuk pritej. Gjithçka ka filluar me një aksion shumë të fuqishëm në minutën e ‘4 me një goditje preçize nga ana e Hamsik dhe u dyfishua rezultati 2 minuta më vonë nga Insigne. Aksioni vazhdon më pas kur Reina-s i është dhënë penallti për arsye të një faulli me dorë në zonën e Callejon.
E si të mos mjaftonte kjo, futbollisti ndëshkohet menjëherë me përjashtim nga loja për shkak të një ndëryrjeje ndaj Nagy. Napoli vazhdon të shënojë, e këtë herë me anë të një ence-je të Mertens, ndërsa disa minuta më vonë shënojnë edhe bolonjezët duke e lënë rezultatin për skuadrën të pandryshuar për pjesën tjetër të lojës.
Por Napoli vazhdon ta thellojë rezultatin. Në minutën e e ’44 shënon përsëri Mertens duke e mbyllur kështu pjesën e parë 4-0. Pjesa e dytë shënon me golat e Hemsik në minutat ’70 dhe ’74 dhe sërisht Mertens në minutën ’90, gol me të cilin vuloset dhe rezultati 7-1 për Napolitanët. Kjo fitore e çon Napolin përkohësisht në vendin e dytë me 48 pikë dhe e lë Bolonjën në të njëjtin vend, atë të 27. (A.D/Shuplaka)