Është zhvilluar sot në Gjykatën e Fierit seanca e masës së sigurisë për Anna Malajn dhe Emiljano Grëmbin.
Në dalje të seancës Anna ka bërë një gjest të shëmtuar para gazetarëvek, duke nxjerrë gishtin e mesit, dhe më pas për të kamufluar situatën, ka bërë sikur kruan hundën.
Ndërkohë që raportohet se të dy shtetasit (kushërinj) janë shprehur se ndihen të penduar. Anna Malaj ka pohuar se ka dy fëmijë të mitur për të rritur e vetme dhe se është në gjendje të vështirë ekonomike
Te dy, edhe Anna Malaj edhe Emiljano Grëmbi e kanë pranuar se kanë qene autorët e grabitjes së karburantit në Levan të Fierit më datë 2 korrik dhe të dy tentativave të tjera ne Ballsh e Fier.
Ata janë shprehur se në grabitjen e parë kanë qene të dehur. Ndërsa dy grabitjet e tjera i kanë tentuar se kishin nevojë për para shkruan Faxweb.
(E.K/FAXWEB.AL)
Video: https://www.youtube.com/watch?v=LIAV_2JBN_g&feature=youtu.be
Discussion about this post