Denar Biba ka dhënë sërish sot një deklaratë për mediat, ku ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me audiopërgjimin mes tij dhe gjyqtarit të Strasburgut, Ledi Bianku.
Nëse në reagimin fillestar Denar Biba e quajti Biankun mikun e tij, sot nënkryetari i KQZ-së duket se ka kaluar nga mbrojtja në sulm, duke hedhur idenë se gjyqtari i Strasburgut po përdoret për hatër të Teatrit politik në vend.
Duke komentuar sqarimin e Gjykatës së Strasburgut që e quajti të papërshtatshëm ndërhyrjen, Biba tha se vetë Gjykata nuk ka mbajtur asnjëherë qëndrim kundër shtetit shqiptar, dhe kjo e tregon sesa e parëndësishme ka qenë bisedën mes tij dhe Biankut.
Reagimi i Bibës:
Më në fund Gjykata e Strasburgut foli, i cili ka konfirmuar variantin tim të së vërtetës, që do të vërtetohet kur të bëhet publike audio e plotë e përgjimit tim.
Ashtu siç e ka thënë zëdhënësi, unë e kam pranuar takimin dhe i kam kërkuar atij që të na asistonte mundësinë e shtyrjes për ekzekutimin e një vendimi që në atë periudhë, do ta vinte shtetin shqiptar në një pozitë shumë të vështirë financiare. Gjykata pranon qasjen e papërshtatshme, po që nuk ishte indtimidim dhe aq më pak shantazh.
Më vjen shumë keq se pse zoti Bianku nuk e ndërpreu bisedën dhe të më komunikonte se mënyra me të cilën iu drejtova ishte e papërshtatshme. Nëse del audio e plotë shihet se zoti Bianku nuk e ndërprert bisedën. E gjitha kjo nuk e shqetësoi Strasburgun,
Gjykata nuk reagoi as atëherë, nuk mbajti asnjëlloj qëndrimi ndaj shtetit shqiptar, tregon sesa e parëndësishme ishte kjo bisedë. Njerëz të caktuar u përdorën vetëm për Teatrin e brendshëm politikë shqiptarë.
(E.K/FAXWEB.AL)