Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes Kamza-Laçi e cila ka përfunduar disa minuta më parë dhe që u zhvillua në qytetin e Kamzës.
Arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje, Eldorian Hamiti është goditur nga një tifoz i ekipit vendas pasi ai akordoi një penallti në favor të ekipit të Laçit.
Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet për pak kohë derisa situate u qetësua pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë së stadiumit.
Ndeshja e cila është e vlefshme për havën e 24 të Superligës u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
(f.gj/faxweb.al)