Pesë ditë bombardime ajrore dhe artileri e rëndë në Ghouta të Sirisë kanë vrarë 403 civilë, mes të cilëve 95 fëmijë.
Kështu bën të ditur Observatori sirian i të drejtave të njeriut, duke folur për sulmet e regjimit ndaj rebelëve në lindje të Damaskut.
Të paktën 46 civilë vdiqën në vetëm një ditë të enjten. Më 18 shkurt ushtria kishte forcuar pozitat e veta për të nisur një sulm në tokë.
Sipas një media afër regjimit të presidentit Al Assa, fushata e re e bombardimeve në Ghoutan lindore është “prelud i një sulmi të ri tokësor të forcave pro-qeveritare”.