Faqja zyrtare e ambasadës ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është përgjigjur me ironi veprimit që Departamenti i Shtetit ka bërë së fundmi.
Shtetet e Bashkaura kanë urdhëruar heqjen e Konsullatës Ruse në Siatëll.
Në përgjigje të këtij veprimi, Ambasada Ruse në Washington ka hapur një sondazh në faqen e zyrtare në Tëitter ku i pyet qytetarët rusë se cilën prej konsullatave amerikane duhet të mbyllin. Me gjasa, ajo konsullatë që do të targetohet më tepër, edhe do të mbyllet.
Bëhet fjale për Konsullatat Amerikane në Vladivostok, Ekaterinburg dhe Shën Peterburg.
Ky status është në vijimësi të përgjigjeve ironike që qeveria e Vladimir Putinit jep ndaj agresioneve të shpeshta mediatike dhe diplomatike që perëndimi po ndërmerr ndaj Rusisë kohët e fundit.
US administration?? ordered the closure of the Russian Consulate in Seattle @GK_Seattle??. What US Consulate General would you close in @Russia, if it was up to you to decide
— Russia in USA ?? (@RusEmbUSA) March 26, 2018
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post