Masakrat mjedisore ne zonen e Llëngës nuk kanë të ndalur. Më herët Fax News transmetoi masakrën mjedisore qe po kryhet me Hec-et në zonën e mbrojtur.
Masakra mjedisore ka marrë përmasa edhe më të mëdha.
Qindra hektarë siperfaqe pyjore janë shkatërruar nga prerjet e paligjshme. Kontrabanda kryhet në mes te ditës dhe nën hundën e instancave përkatëse. Mjete të paliçensuara transportojnë lëndë drusore pa lejet përkatëse.
Siç shihet në pamje mjeti pa targa është i ngarkuar me dru ndërsa nuk disponon asnjë leje përkatëse.
Nga pamjet e videos më poshtë teksa gazetarja e Fax news Lediona Xheladinaj futet në pyje shihet se gjithcka është shkatërruar nga dora e njeriut. Pyje të prera pa kriter është kjo situata që konstatohet në zonën e largët.
Banorët thonë se gjithçka ka degraduar. Askush nuk merr masa për parandalimin e këtij krimi mjedisor.
Personat të cilët presin pyje në mënyrë të paligjshme janë të mbështetur nga inspektorë të mjedisit. Kjo pasi ata kërcënojnë grupin tonë të xhirimit duke kërkuar të flasin me inspektorë të Mjedisit në Korcë për të mos transmetuar pamjet filmike.
Zona e Llëngës është pushtuar nga dora e keqbërësve ndërsa shteti bën sehir përballë cdo masakre që po ndodh në zonën e mbrojtjur.