Gjigandët Italian të Milan duket se kanë projektuar një skuadër kompetitive për për sezonin e ardhshëm.
Agjenti i Keita Balde Diao, ka konfirmuar se Lazio ka arritur marrëveshje me Milanin për lojtarin, kontrata e të cilit i skadon në verë të vitit 2018.
pas Mateo Musacchio, Franck Kessie dhe së fundmi Ricardo Rodriguez, Milan bën dhe goditjen e katërt.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Milani ka arritur marrëveshje me dyshen e Lazios, Keita dhe Lucas Biglia, për të cilët ka ofruar 50 milionë euro dhe çdo gjë pritet të konfirmohet.
“Ne u takuam me Presidentin i cili na tregoi se kanë arritur marrëveshje me Milanin, kështu që ne e kuptuam se lojtari është në treg”, tha agjenti Roberto Calenda për Sky Sport Italia.
“Nuk mund të flas për shifra. Ne kemi biseduar për një kohë me Presidentin Claudio Lotito, por asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete për rinovimin e kontratës”, deklaroi agjenti i lojtarit.(BH/Shuplaka)