Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytete të vendit të përfshihen nga flakët e zjarrit, duke rrezikuar dhe banesat e qytetarëve.
Teksa kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një album me foto nga aksioni i Forcave të Armatosura. “Që mbrëmë vijon pa pushim aksioni i Forcave të Armatosura për të përmbajtur dhe shuar zjarret e rëna në Manati të Lezhës dhe Gajtan të Shkodrës”, shkruan kryeminstri.
Ndërkohë qytetarët nuk kanë nguruar që t’i shkruajnë Ramës se “nuk ndalet zjarri me lopata.”
(S.SH/Shuplaka)