Një tërmet i fuqishëm ka rënë në rajon, duke ngjallur panik tek banorët për shkak të forcës së tij sizmike.
Mësohet se një tërmet me magnitudë 5.1 ballë i shkallës Rihter dhe një thellësi rreth 5 km ka tronditur Bosnje-Hercegovinën pasditen e sotme.
Tërmeti me një distancë 85 km larg nga Sarajeva ka ndodhur rreth një orë më parë. Kujtojmë se një ditë më parë një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës rihter goditi qytetin e Korçës, duke shkaktuar jo vetëm panik tek banorët por edhe dëme materiale.