Edhe pse nuk është prej kohësh në Shqipëri pasi studion në Bukuresht, prokuroria i ka dërguar urdhër për tu paraqitur pranë oficerëve gjyqësorë Mariglen Protoduarit, familja e të cilit proteston prej muajsh tashmë në mbrojtje të banesave të tyre në zonën e Astirit në Tiranë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe shkresën e Prokurorisë, Prtotoduari sqaron se nuk ka ndërmend të paraqitet te prokuroria që është e paaftë, që ca më tepër dhe emrin e tij e ka të shkruar gabim në dokument.
Reagimi i Protoduarit:
Emri im eshte Mariglen dhe jo Maringlen ne radhe te pare…Ne radhe te dyte jeni aq te paafte sa nuk e keni iden se cili nga shtetasit Shqipetar ndodhet ne Shqiperi dhe cili jo! Ne radhe te tret duket qarte qe ju ka ikur situata nga duart dhe nuk dini se ca beni! Nejse po e mbyll me kaq se kam per te mesuar dhe mos mendoni qe une do paraqitem ne ate prokurori te paafte qe mban mbi supe nje qeveri te paorganizuar dhe te painformuar,ju pershendes nga BUCURESTI!!!
Kujtojmë se shumë prej banorëve të Astirit janë proceduar nga ana e policisë, për shkak të protestave të tyre, madje janë mbajtur dhe me javë të tëra në burg.