Fax News bën me dije se rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm, naftëtarët kanë nisur protestën tek uzina e Ballshit, përmes së cilës ata kundërshtojnë vendosje administratorit te ri te ARMO.
Një kompani e re ka marrë administrimin e uzinës së përpunimit të naftën në Ballsh dhe nisur të lëshojë kontrata individuale. Pikërisht ky veprim është kontestuar nga punëtorët sepse këto kontrata nuk parashikon shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të kompanisë së mëparshme ndaj punëtorëve.
Në lidhej të drejtpërdrejt, punëtori Skënderaj ka thënë:
“Ka hyrë hyrë kompani fantazëm dhe nuk e njëh kontratën kolektive por do të bëjë kontrata individuale, duke mos shlyer detyrimet e prapambetura. I bëjmë thirrje kryeminstrit të dëgjojë zërin tonë dhe të na dalë në mbrojtje.”
“154 nga 1000 veta kanë nënshkruar kontratave individuale me kompaninë . Nuk është prezantuar kompania, ka hyrë në mënyrë të fshehtë mafioze. Kontrata kolektive përcakton detyrimet e shtetit dhe te punëtorëve, kontrata individuale jo.” – tha punëtori i uzinës së Ballshit.
Sindikalistët dhe naftëtarët protestojnë kundër firmosjes së kontratave individuale që po nënshkruhen nga kompania e re Bylis Energy.
Kompania me administrator Blerim Hoxhën nuk merr përsipër asnjë detyrim të mëparshëm dhe nuk njeh kontratën kolektive.
(E.L/Faxweb)