Ylli i futbollit brazilian Neymar thuhet se është paguar 266,000 dollarë për t’u shfaqur në një reklamë të Gillette në të cilën ai pranoi se kishte simuluar në fushë gjatë Kupës së Botës në Rusi dhe premtoi të “bëhej një njeri i ri”.
Videoja e 90 sekondëshe e cila u transmetua të dielën në Brazil, tregoi se 26-vjeçari iu përgjigj kritikave që i ishin adresuar për lojën dhe rrëzimet e shpeshta në fushë gjatë Kupës së Botës.
“Mund të mendoni se unë e ekzagjeroj. Dhe ndonjëherë e bëj. Por e vërteta është që unë vuaj në fushë, “tha Neymar në atë që dukej të ishte pranimi i tij i parë publik i lojës dhe simulimit që bënte në fushë.
https://www.youtube.com/watch?v=lJRjk0SGcqQ&feature=youtu.be
“Duhej shumë kohë për të pranuar kritikat tuaja. Kam marrë kohë për ta parë veten në pasqyrë dhe të bëhem një njeri i ri “, shtoi lojtari më i ri i PSG-së.
Sinqeriteti i Neymar ishte shumë dyshues, megjithatë shumë raporte dolën në mediat braziliane duke pretenduar se ish-yllit të Barcelonës i ishte paguar shuma e madhe prej 1 milion reals braziliane për të lexuar një tekst të përgatitur nga agjensia e reklamave Gillette.
“Gray është agjensia e reklamave e Gillette për të gjithë botën dhe ka qenë markë e rëndësishmepër vite me rradhë. Ideja u miratua shumë shpejt, dhe ekipi i Neymar gjithashtu e pëlqeu idenë, “raportoi Sun, duke cituar gazetën braziliane O Globo.
Neymar shënoi dy herë në Kupën e Botës në Rusi përpara se Brazili u eliminua nga Belgjika në çerekfinale.
Discussion about this post