Deri më tani gjithë mediat ndërkombëtare shkruan se Shannon De Lima dhe këngëtari Marc Anthony u ndanë për shkak të puthjes, që ky i fundit shkëmbeu me Jennifer Lopez.
Megjithatë sipas mediave amerikane, mësohet se ka qenë Marc ai që e ka kërkuar divorcin që me datë 16 dhjetor dhe jo Shannon siç u raportua fillimisht.
Në dokumentet e divorcit të publikuara nga portali i showbizzit “TheDirty.com”, shkruhet se ky ishte një “vendim i pakthyeshëm” nga ana e këngëtarit.
Marc dhe Shanon u martuan në nëntor të 2014, ndërsa më 18 dhjetor të këtij viti firmosën zyrtarisht dokumentat e divorcit.
”Me konsideratë shumë të madhe për njëri tjetrin, në mënyrë të përbashkët dhe miqësore kemi vendosur t`i japim fund martesës sonë dy vjeçare. Ne kërkojmë privatësi gjatë këtij procesi të vështirë dhe në vazhdim nuk do të ketë më komente për këtë çështje personale.”, shkruhej në deklaratën e përbashkët të çiftit.
Martesa me Shanon ishte martesa e katërt e dështuar e këngëtarit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post