Prokuroria e Durrësit ka reaguar lidhur me ngacmimin seksual ndaj një vajze 8-vjeçare, ngjarje e ndodhur kjo rreth dy javë më parë në zonën e Arapajt. Sipas Prokurorisë nuk është tentuar marrëdhënia me të miturën, dhe rasti është mbajtur i fshehtë sipas Kodit për trajtimin e të miturve.
Njoftimi i Prokurorisë:
Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, lidhur me rastin që është përhapur në media që ka të bëj me një ngjarje të ndodhur ne Arapaj Durrës, ju informojmë se:
Është regjistruar çështja penale Nr.1288 që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga nenet 108/a dhe 110/2 të Kodit Penal.
Nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje, sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur”.
Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin.
Do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj për mospublikimin e rastit si arsye e parashikimeve të ketij Kodi.
Duke ju falenderuar për vëmendjen!
Deklarata e Policisë së Shtetit:
Nisur nga keqpërdorimi mediatik i ngjares së ndodhur më datë 4 korrik 2019, në Durrës, ku dy të mitur kanë kryer vepra të turpshme më një shtetase të mitur dhe se Policia ka fshehur ngjarjen, sqarojmë opininon publik se:
Në datë 04.07.2019, pranë Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme.
Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit menjëhetë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.
Në lidhje me këtë ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj, Policia e Shtetit ka shmangur në maksimum publikimin e këtij rasti, duke e lënë shkurt e pa detaje në Webin zyrtar:
Në këtë kuadër Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të shmangë sa të jetë e mundur publikimin e të dhënave personale të vajzës së mitur apo detaje rreth ngjarjes.
Policia e Shetit është e angazhuar dhe e përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe në luftë pa kompromis kundër paligjshmërisë.
(E.K/Faxweb.al)