Zënkat mes vajzave të njohura të showbizit janë bërë të zakonshme këto kohët e fundit. Po duket se këtë herë Enca nuk është përmbajtur.
Këngëtarja, e cila gjithmonë tërheq vëmendje me pamjen e saj fizike dhe me fotot provokuese këtë herë ngre pikëpyetje të mëdha me një postim në “Snapchat”.
Fillimisht ajo ka postuar një foto ku shkruan: “Mua nuk më duhen dashnor për të mbërritur këtu ku jam”.
Pasi e bëri publikun disi konfuz ajo e tregoi hapur personin të cilit ia drejton këto fjalë. Reagimi i ashpër i Encës lidhet me deklaratën e bërë në emisionin “Shiko kush luan”, nga Rosela Gjylbegu.
Gjatë emisionit ajo u shpreh se këngëtarja me të cilën nuk do të bënte ndonjëherë bashkëpunim është Enca.
‘’Sot mora vesh që Rosela Qylbegu qenka akoma gjallë”, vijon komentin e saj Enca.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post