Ekipi i Juventusit është kurorëzuar zyrtarisht kampion i Serie A pas fitores me rezultatin 2 – 1 ndaj Fiorentinës. Në ndeshjen e zhvilluar në “Juventus Stadium” ka shpërthyer festa duke lënë pas kraheve eliminimin e pak ditëve më parë në Champions.
Në ndryshim nga viti i kaluar, ku rivalitetin me Napolin zgjati deri në javët e fundit, Juventusi shtyp çdo konkurrent këtë sezon, ndoshta dhe në saj të blerjes 100 milionë euroshe: Kristiano Ronaldo.
Ky është titulli i tetë radhazi për “Zonjën e Vjetër” dhe 34-ti në histori.
Pavarësisht se ishin Fiorentinasit që shënuan të parët në minutën e 6-të më anë të Milenkoviç, bardhezinjtë nuk demoralizohen dhe realizojnë barazimin në minutën e 38-të me anë të Aleks Sandros dukë marrë më pas në kontroll gjithçka.
Kjo është për Juventusin fitorja e 35-të në histori dhe për herën e tetë radhazi.
(F.GJ.FAXWEB.AL)