Pas një udhëtimi në Europë, Anxhelina është nisur sërish drejt SHBA. Si gjithmonë aktive në rrjetet sociale, në një nga postimet e fundit Hadërgjonaj ka habitur jo pak.
“Meqënëse të gjithë vazhdojnë të më pyesin….Së pari, nuk po e fsheh që po pres një fëmijë dhe nuk do ta fshihja kurrë”, ka nisur shkrimi i Anxhelinës dhe natyrisht që kjo ishte një surprizë më vete. Në një kohë që nuk përflitet për jetën e saj personale, për ndonjë romancë të mundshme apo diçka të kësaj natyre, postimi nuk pritej me plot kuptimin e fjalës.
Më pas, Anxhelina vijon: “Nuk e mendoja se ishte punë e kujtdo kjo. Doja të konfirmoja se fëmija ishte mirë përpara se ta bëja të ditur në rrjetet sociale. Por po, ne po bëhemi me fëmijë që pritet të lindë më 20 qershor 2020, nuk e prisja por po bëhemi gati dhe së shpejti do t’ju lajmëroj edhe për gjininë.” E ndërsa pret që ta urosh menjëherë me mesazhe në Instagram, Anxhelina bën një mbyllje, që në kohën e internetit, ndryshe quhet ‘epike’.
“Dhe po, kjo është një gënjeshtër e madhe dhe e vodha nga një mike që më zuri në befasi në të njejtën mënyrë”, ka përfunduar ‘lajmi’ i Anxhelinës. Me siguri, ka patur dhe nga ata që nuk kanë pritur ta lexojnë deri në fund dhe menjëherë i kanë uruar mbarësi. Një shaka e gjetur kjo për emrat e njohur të artit dhe ekranit.