Çështja “Xhisiela” ka tensionuar situatën në emisionin “Real Story” ku kryeministri Edi Rama është i ftuar këtë mbrëmje. Kryeministri ndodhet përballë gazetarit Sokol Balla, ndërsa në panel janë dhe Alfred Lela, Arjan Vasjari, Agron Gjekmarkaj dhe Skënder Minxhozi.
“Ju keni shkatërruar komplet raportin e të intervistuarit me publikun, nëse nuk vini rregull unë nuk flas më fare. Unë filloj të flas, ju më ndërprisni që në fjalinë e parë. Ore nuk do flas më nëse nuk vini rregull, do hyj në histori, nuk do flas më po më ndërpretë .Ju thoni u vonua arrestimi, më falni një sekondë, ore prokuroria ka punë të tjera. Ore zotërinj ju bëni prokurorin, unë nuk e bëj dot”, tha Rama duke iu drejtuar analistëve.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post