15:29 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk po gjente punë, deputeti shqiptar merr në patronazh djalin: E paguaj nga rroga ime

08:26 | 04/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk po gjente punë, deputeti shqiptar merr në patronazh djalin: E paguaj nga rroga ime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka thënë se  ka punësuar një djalë nga Vushtrria si staf personal të tij, “vetëm pse ai nuk gjente punë kurrkund”.

Berisha ka rrëfyer se djali nga Vushtrria ka tri diploma por ishte refuzuar në të gjitha konkurset ku kishte aplikuar për punë.

“Ai më thirri dhe më tregoi se është me AAK-në dhe më kishte pa në debate televizive, qishtu në televizion. Më ka thirrë dhe më ka thanë që e kishin rrejt të tjerët që i kishin premtuar punë. Për njerëzit tonë më kallxojke. Tha i kam dy diploma, dhe procimin e jurispudencës; edhe më tha a munesh me ba diçka për mu”, rrëfeu Berisha.

Deputeti i AAK-së tregoi se ka punësuar djalin pasi ky i fundit nuk po gjente punë, dhe për këtë  deputeti e paguan 300 euro nga rroga e tij.

“Mu më vijke keq mos me i ndihmu, e me u bë si të tjerët që e kanë mashtru. Unë i thash që ka me ta gjetë një vend pune, por unë biznes timin nuk kam, kështu që e punësova me më nejt mu afër qaty, me mu, me më këshillu diçka dhe ia jap 300 euro prej rrogës time”, ka thënë Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ai po ashtu ka sqaruar deklarimin e tij të para disa javësh kur pati thënë se “jashtë Kosovës nuk është më mirë se këtu”. Berisha ka thënë se Gjermania është më e zhvilluar se Kosova, por është shprehur se gjermanët e kanë zhvilluar vendin për veten e tyre, jo për të huajt.

“Gjermania është më e zhvillume se Kosova. Ata e kanë zhvillu vendin e vet për gjermanët, jo për shqiptarët. Shqiptarët që shkojnë atje nuk janë duke bërë sefa”, ka thënë Berisha.

Etiketa: deputeti puneson djalin ne stafin e tij
Pas

Ndodh në Shqipëri/Reklamon mushkën e vjedhur në facebook, e gjen pronari

Para

Veten e quan të pastër, Murrizi: Deputetët e LSI-së janë të porositur, ja lidhjet e tyre familjare

Para
Veten e quan të pastër, Murrizi: Deputetët e LSI-së janë të porositur, ja lidhjet e tyre familjare

Veten e quan të pastër, Murrizi: Deputetët e LSI-së janë të porositur, ja lidhjet e tyre familjare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, Serbia: Përdorej nga Kryqi i Kuq

Edhe të rinjtë me hipertension, nuk është më sëmundja e të moshuarve, 35% e 18-vjeçarëve me tension

52-vjetori i revoltës së Spaçit, kujtimet e ish-të dënuarve! Lek Mirakaj kujton ferrin: Na trajtonin si skllevër! Prezantohet faqja e Spaçit, arkivë digjitale me dëshmi!

“Vullneti i qytetarëve u deformua me presione”, Tedi Blushi: Kur vidhet vota, popullit i vidhet dinjiteti

7 të rinj meksikanë u qëlluan për vdekje në një festë kishtare

Numërimi i votave të diasporës mbyllet 9 ditë pas zgjedhjeve, i hapet rrugë certifikimit të 11 majit! Kutitë e fundit të Elbasanit nuk ‘prekën’ rezultatin

Akuzohet se vrau drejtorin e policisë së Vlorës, nis gjykimi në mungesë për Bledar Jambellin

E cilësojnë si “aktor politik”, Parlamenti i Hungarisë miraton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Franca mbështet rishqyrtimin e Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit

Ministrja Manastirliu në prezantimin e programit “Bridge”: Model i ri zhvillimi për kërkimin shkencor brenda universiteteve tona në bashkëpunimin me diasporën akademike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.