Banorët që jetojnë me qera vjetore në godinën nr 15 në qytet student nuk kanë pranuar të dalin nga banesat ndërsa mbrëmjen e soteme aty janë paraqitur forca të Policisë Bashkiake për të bërë të mundur evakuimin e tyre.
Mësohet se janë 95 familje, të cilat me ekspertizë private kanë marrë garancinë që objekti është jashtë rrezikut, ndërsa Bashkia kërkon që ti nxjerrë jashtë me pretendimin e pasigurisë.
Në një intervistë për Fax News gjatë ditës së sotme banorët shprehen se nuk do të dalin nga banesa, pasi kanë shumë vite që banojnë aty dhe se shteti po i nxjerr pa të drejtë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)