I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, e cila ndryshe nga cdo herë tjetër po zhvillohet nga ambientet e tendës ku po zhvillohet protesta e opozitës, kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha ka një përgjigje për kritikat e ndërkombëtarët.
“Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë. Askush nuk është shprehur kundër protestës. Padyshim që pro protestës janë shprehur institucionet. Ne sollëm një protestë e cila bashkoi më shumë shqiptarë se asnjë herë tjetër dhe nuk ndalemi derisa të arrijmë fitoren e qytetarëve.
Askush nuk mund të ngrihet kundër protestës. Kush ngrihet kundër protestës, skualifikon veten. Ndërkombëtarët do t’i informojmë për kauzën tonë, për të vërteta që shpesh fshihen… Por problemin e jashtëzakonshëm, sepse po kapen dhjetë tonë ditë për ditë në brigjet e Italisë.
Lulzim Basha nuk kompleksohet nga askush. Nuk pres mbështetje nga askush që pi shampanjë dhe ha drekë në restorantet luksoze të Brukselit, Parisit, të më tregojë mua Vettingun. Është fiktive të thuash se faktori ndërkombëtar është kundër protestës. Vendimi është marrë, e kanë marrë qytetarët shqiptarë. Kam besim se faktori ndërkombëtar do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje.”, tha Basha.