Me mjaft interes u prit sot përballja mes akademikut Artan Fuga dhe Kryeministrit Edi Rama.
Të dy në të njëjtin vend, për të folur në lidhje me reformimin e Akademisë. Pas publikimit të fakteve dhe tezave nga ana e Fugës, ka ardhur dhe përgjigja e kryeministrit.
Po interesante është të dëgjosh si e thërret ai akademikun. Në konfidencë…Profesor Artan. Ndyshe nga ajo që të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë, profesor Fuga.
‘’ Unë i vlerësoj ato që tha profesor Artani, por le ta themi të vërtetën deri në fund që është përzierë i njomi me të thatin, dhe janë përzier aty, profesori me një njeri që nuk dihet si e ka marrë titullin doktor”, u shpreh mes të tjerash Rama.
(E.K/Faxweb)