Pavarësisht se ishte ai që i kërkoi Lulzim Basha që ta pranonte në çadrën e opozitës, analisti Mustafa Nano nuk do të shkojë.
Sipas një të përditshme shqiptare, Nano thotë që kreu i opozitës pavarësisht se e priti me entuziazëm kërkesën e tij, një ditë më pas ndërroi kushtet dhe formatin e prezencës së tij.
“Unë komunikova live me Bashën në “Top Story”, i bëra kërkesën që të vija në çadër dhe të shoqërohesha nga ai. Vetë Basha pranoi dhe unë u bëra shumë entuziast. U habita që ai ishte i gatshëm që të shkoja që të nesërmen”, thotë Nano.
Mirëpo sipas analistit, ka qenë një telefonatë ajo që i ka prishur mendjen.
“Të nesërmen më morën në telefon dhe më thanë se kishin një format tjetër për atë që kërkova unë dhe kështu unë e lashë nuk do të shkojë. Dmth, ata më kërkuan një variant tjetër që unë nuk e kërkova, ndaj nuk do të shkoj. Unë doja të shkoja me Bashën, jo të bëjë debat aty”, tha Mustafa Nano.
I ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla dy ditë më parë, Nano i kërkoi Lulzim Bashës që ta pranonte në “Çadrën e Lirisë” ku po zhvillohet protesta e opozitës. Pas një debati të ashpër, kreu i bëri më dije Nanos se ai e pranonte me dëshirë, madje që të nesërmen.
DEBATI
Mustafa Nano: Ju keni ngritur atë çadrën aty dhe ajo çadër është shndërruar në një lloj pelegrinazhi, duke qenë se është çadra e lirisë, a ka hapësirë të vij aty të them nja dy fjalë shoqëruar dhe nga ju dhe të solidarizohem me shqetësimin tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme me kauzën tuaj por dua të them dhe të më dëgjojnë demokratët, besoj qe kam shumë gjëra të rëndësishme për të thënë
Sokol Balla: Ideja e Nanos është a pranon çadra e opozitës zëra kundër
Lulzim Basha: E dëgjova Sokol. Zoti Nano ke qenë një kritizier i palodhshëm i PD në qeverisje dhe natyrisht kjo është meritë.
Mustafa Nano: Basha komuniko me ne jo si njeri në miting…
Lulzim Basha: Mire si qytetar. Ke qenë një kritizer i palodhshëm i PD…
Mustafa Nano: Kam qenë kritik jo kritizier, këtë mbaje për vete
Lulzim Basha: po më ler të mbaroj mo, mos bërtit, pse nxefesh akoma pa marrë përgjigje.. ke qenë kritik i palodhshëm dhe kjo të nderon, kritik edhe në opozitë por kjo s’të turpëron, se çdo njeri ka mundësinë të japi mendimin e vet në demokraci se ne për këtë luftojmë që edhe kur s’jemi dakort me asgjë me ty ti të kesh lirinë ta thuash, mos kesh frikë as nga kriminelët as nga qeveria as mos ta mbyllin gojën me shuk parash.
Në emër të këtij standarti je i mirëpritur dhe do të garantoj të gjitha kushtet të vish këtu të flasësh të japësh mendimin tënd por sigurisht edhe të dëgjosh në një dialog të civlizuar në një debat të vërtetë siç i ka hije. Ndaj me thuaj kur je gati dhe unë do të garantoj të gjtha kushtet.
Mustafa Nano: Që nesëer, por dua të jeni ju ty.(D.D/Shuplaka)