Faxnews ka mundur të sigurojë një video, ku policia e Vlorës shoqëron me forcë administratoren e një lokali në Lungomare, e cila nuk ka repektuar orën policore në biznesin që administron.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme dhjetra policië shoqërojnë me forcë gruan, e cila dëgjohet të ulërasë si pasojë e dhunës së ushtruar.
Kujtojmë se forca të shumta policie kanë mbërritur në Lungomaren e Vlorës mbrëmjen e sotme me qëllim monitorimin e respektimit të orës policore nga ana e bizneseve. Disa prej pronarëve të bizneseve kanë refuzuar ta mbyllin aktivitetin e tyre dhe janë përplasur me efektivët, ku më pas janë shoqëruar forcërisht në komisariat.
Sipas biznesit në Vlorës këto forma arbitrare që po ndodhin nga policia për mbylljen me dhunë të aktivitetit janë me qëllim largimin e turistëve nga Vlora drejt rezorteve në jug të vendit.
Ata theksojnë se e gjithë kjo bëhet në mënyrë selektive me qëllim favorizimin e bizneseve të mëdhaja dhe rezorteve me pronarë afër qeverisë.
Përfaqësuesit e biznesit në Vlorë i janë drejtuar me një letër zyrtare dhe kryeministrit Rama dy ditë më parë, ku i kërkojnë të drejtën për të ushtruar aktivitetin biznesit deri në orën 02:00 të mëngjesit dhe lejimin e muzikës deri në orën 00:00.
Në dokument thuhej se nëse nuk do të kishte reagim deri ditën e sotme, të hënën do të kalohet më mbylljen totale të biznesit në Vlorë.