Qindra banorë të fshatit Brataj në Vlorë kanë dalë sot në protestë kundër ndërtimit të hec-it të Gjormit.
Vendimi për ndërtimin e një Hec-i në fshatin Gjormë dhe bllokimi i rrjedhës së lumit Shushicë për t’u shfrytëzuar nga Hec-i ka ngritur banoret sot në protestë.
Banorët shprehen për gazetaren e Fax News Afrovita Hysaj: Qindra familje të Bratit jetojne me bujqesi dhe blektori, pa ujin e lumit fshati ska më jetë. Tokat mbahen me ujin e lumit. Ura shekullore e Bratit monument i mbrojtur, del jashtë funksionit.
Banorët po mbledhin firma për të ndaluar ndërtimin e hec-it. Do të shkojmë në gjykatë nëse nuk ndërpresin ndërtimin.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=fbczb7tX03M&feature=youtu.be
Discussion about this post