Pavarësisht se nuk ishte pjesë e festës së 15-vjetorit të themelimit të LSI-së, Presidenti Meta, që dikur i dha jetë kësaj partie nuk mund të rrinte pa e përcjellë një mesazh.
Gjatë ditës së sotme ai ka publikuar një fjalim të mbajtur rreth 11 vite më parë, dhe ku denonconte me forcë ndryshimet e bëra në vitin 2008 në Kushtetutë, një marrëveshje që njihet ndryshe dhe marrëveshja Rama-Berisha.
Meta e quan 11 vite më parë një atentat kushtetues marrëveshjen e 2008-tës, ndërsa duket se në të njëjtat kushte e sheh dhe situatën aktuale politike në vendin tonë.
‘’Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë!”, shkruan Meta bashkëngjitur videos.
Kohëve të fundit nuk kanë munguar zërat që shohin një rikthim të Metës në politikën aktive, pse jo dhe në drejtimin e partisë që krijoi vetë ai, teksa u shkëput nga Partia Socialiste. Mbetet të presim dhe të shohim si do të jenë zhvillimet e mëtejshme në skenën politike shqiptare.
(E.K/Faxweb.al)