08:02 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Nuk shoh asnjëherë televizor, nuk pi kafe”, 20 të pathënat e Inis Gjonit

07:42 | 29/10/2018
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Nuk shoh asnjëherë televizor, nuk pi kafe”, 20 të pathënat e Inis Gjonit

Këngëtarja Inis Gjoni është një nga personazhet më të njohura në publik, edhe pse ka shumë gjëra që nuk dihen për të, qoftë edhe nga fansat. Ajo ka treguar për Revistën Who disa të pathëna nga jeta e saj, që nisin nga marrëdhënia e kufizuar me mediat, te ëndrrat e saj jashtë artit.

Inisi tregon po ashtu se është një gjumashe e pandreqshme, dhe nga ana tjetër nuk ka as marrëdhënie fort të mirë me kujtesën.

  • Prej vitesh, harroj çdo ditëlindje të familjes, përfshirë edhe timen. E vetmja që bën përjashtim, është ditëlindja e Coco Antonel, dita më e bukur e jetës sime.
  • Nuk bëj palestër, por një herë në ditë, i ngjis shkallët në këmbë deri në shtëpi. Dhe unë e kam shtëpinë në katin e tetë.
  • Kur më pëlqejnë një palë këpucë blej tre palë në të njëjtin model dhe ngjyrë. T’i kem, se nuk i dihet (qesh).
  • Nëse nuk do isha marrë me art, do vdisja të bëhesha arkeologe ose shkencëtare. Më pëlqejnë shumë zbulimet.
  • Ka vite që nuk shoh asnjë program ose film në televizion, përjashto rastet kur marr ndonjë porosi nga miqtë dhe familjarët. E vetmja gjë që më merr vëmendjen nga ekrani janë kukullat e Coco-së dhe dokumentarët. Këto të fundit, mund t’i shoh për orë të tëra dhe të mos mërzitem.
  • Jam një gjumashe e pandreqshme… Do jepja gjithçka që të flija gjumë në mëngjes, por që prej lindjes së Coco kam kohë që nuk e di se ç’do të thotë të flesh gjumë deri në orën 10. Maksimumi që kam arritur, ka qenë 9-ta (qesh).
  • Deri përpara se të bëhesha nënë dija të gatuaja vetëm vezë.
  • Për flokët e mi kujdesem vetëm unë, edhe në parkueri, apo dalje televizive, flokët i kuroj vetë.
  • Kam thyer këmbën kur kam qenë 5 vjeçe dhe doktori në spital ka thënë “sa të drejta i paska këmbët, nëse edhe këmba që ka thyer do të bëhet kaq e drejtë sa këmba tjetër, atëherë këtë vajzë bëheni balerinë”. Atëherë askush nuk e dinte që unë do merresha me balet.
  • Kam shumë histori nga jeta si balerinë; më ka ndodhur që më ka dalë këpuca gjatë kërcimit, që partneri ka këputur mish duke më ngritur në padjeshkë, e të tjera si këto.
  • Kur mbarova shfaqjen e parë si regjisore, isha aq shumë e emocionuar sa nuk i njihja njerëzit që takoja.
  • Ka qenë një rast kur drejtoja Festivalin e Këngës, sëbashku me mikun tim Gaz Gjoka, që harrova pjesën time të tekstit dhe nisa të flisja ‘përçart’ për të dalë nga situata. Nuk e mbaj mend çfarë kam thënë, por këngëtari e kuptoi që ishte radha e tij (qesh).
  • Besoj se kam qenë ndër të parat vajza në Tiranë që kam drejtuar një automjet, në vitin 96. Unë dhe Rudina Magjistari, kemi qenë ndër të parat.
  • Çmenduria më e madhe që kam bërë në timon, kam kaluar Llogaranë, natën dhe me mjegull. Zoti ka qenë me mua atë natë.
  • Kam refuzuar mbi 10 oferta për të qenë në ekran vitet e fundit, nuk e di ç’më ka gjetur, por besoj se dashuria për teatrin po më mban larg televizionit.
  • Me Ingritin nuk zgjat asnjëherë inati. Grindemi tani dhe pas 60 sekondash jemi sërish duke folur.
  • Unë nuk pi kurrë pije me gaz, nuk pi kurrë kafe, jetoj shumë mirë me ujë dhe qumësht.
  • Nuk lexoj asnjëherë gazeta, me përjashtim të rasteve kur më njoftojnë që kam dalë unë.
  • E urrej jokorrektesën.
  • Si për fund po ju zbuloj që aktualisht po punoj për një shfaqje të re teatrale.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: inis gjonikengetarja
Pas

Camorra vendos shpërblim për vrasjen e ‘’policit” me katër këmbë, si po tentohet të eleminohet Pocho

Para

Tragjedi ajrore/ Avioni me 188 pasagjerë fundoset në det pak minuta pasi nisi fluturimin (Video)

Para
Tragjedi ajrore/ Avioni me 188 pasagjerë fundoset në det pak minuta pasi nisi fluturimin (Video)

Tragjedi ajrore/ Avioni me 188 pasagjerë fundoset në det pak minuta pasi nisi fluturimin (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës! Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Hëna e plotë e këtij qershori do të jetë më e ulëta në dekada, një ngjarje e rrallë në qiell

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 26-të për konstituimin e Kuvendit

“Zona luftimi”, Izraeli paralajmëron palestinezët të mos udhëtojnë në rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza

Pakti i ri midis Melonit dhe Macronit: Le ta mbrojmë Evropën së bashku

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që rrit tarifat doganore për çelikun dhe aluminin në 50%

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.