14:41 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Nuk siguroi dot votat të hynte në Kuvend, reagon Gjylameti: Ne s’bëjmë luftëra të vogla, bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, jo për vete

13:42 | 20/05/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk siguroi dot votat të hynte në Kuvend, reagon Gjylameti: Ne s’bëjmë luftëra të vogla, bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, jo për vete

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit dhe pamundësisë për të siguruar një mandat në Kuvend, Blerina Gjylameti ka reaguar me një mesazh falënderues dhe reflektues përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj në Facebook, Gjylameti u shpreh mirënjohëse për 6148 votuesit që i besuan, duke i cilësuar ata si “zemra” që ndërtuan një përvojë të vlefshme dhe një fitore të një lloji tjetër.

“Nuk ka humbës në këtë garë — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër,” shkruan Gjylameti.

Ajo falënderoi ekipin e saj, familjen, si dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen, duke nënvizuar sfidën e të qenit pjesë e një “familjeje të madhe” si Partia Socialiste.

 

“Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona,” theksoi ajo.

 

Postimi i plotë:

Të dashur miq, familjarë dhe mbështetës të mi në garën e 11 majit,

Kam një përqafim të madh për secilin prej jush — dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën.

Kudo që ishit — në Njësinë 4, në të gjithë qarkun e Tiranës, dhe mbi të gjitha ju që votuat nga diaspora — dua t’ju them faleminderit.
Çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.
Në këtë garë nuk ka humbës — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër.

Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane.
Unë personalisht kam fituar zemrat tuaja, respektin tuaj, mbështetjen tuaj, dhe për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse.

11 maji për mua ishte një fitore e një lloji tjetër: një përvojë e vlefshme, një garë sfiduese dhe një rezultat që më mbush me krenari.

Faleminderit secilit prej jush.
Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen.

Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.

Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë.
Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona.

Mirënjohëse.

Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik.

Zgjedhjet mbaruan.
Sovrani foli.
Politika për njerëzit vazhdon.

Pas

A do të vazhdojë kontrata 6 mld dollarëshe e lobimit? Berisha: Pagesa nga fondacion atdhetar shqiptar në SHBA, s’ka lidhje me zgjedhjet

Para

Sezoni turistik në Lezhë nën monitorim, Ndreu: Subjektet që do krijojnë ndotje do të përballen me gjoba

Para
Sezoni turistik në Lezhë nën monitorim, Ndreu: Subjektet që do krijojnë ndotje do të përballen me gjoba

Sezoni turistik në Lezhë nën monitorim, Ndreu: Subjektet që do krijojnë ndotje do të përballen me gjoba

 



Të Fundit

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Monitorimi me dron në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, Guardia di Finanza inaguron laboratorin në Tiranë për përpunimin e të dhënave

SHBA/ Rubio shkarkon 100 punonjës të Këshillit të Sigurisë përmes emailit

Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Forumi Ndërkombëtar i Familjes përfundon në Stamboll me thirrjen për të mbrojtur vlerat e familjes

Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij! Nuk njohim zgjedhjet! Kartelet janë njëri aspekt, do paraqesim dimensione të tjera

Gjashtë të vdekur në Rripin e Gazës, mes tyre dy të mitur, nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës

Operacioni “Ura”/ Berisha thirrje Trumpit: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!

Irani: Raundi i pestë i bisedimeve me SHBA-në është më profesionali deri tani

Rrjeti i falsifikimeve bie në rrjetë: 4 laboratorë, dhjetëra vula dhe 50 mijë euro të kapura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.