“Faxweb.al” ka arritur të sigurojë audiopërgjimin e plotë të sherrit mes Dr. Dardan Shehdula dhe Rektorit të Universitetit Bujqësor, Bahri Musabelliu.
Në përfund të këtij debati u mor masa ndëshkimore për pedagogun e këtij universiteti Dardan Shehdula.
Në audion e bisedës së tensionuar, duket qartë ku pedagogut Shehdulla i thuhet hapur nga rektori se përse kishte shprehur mendimet e tij në facebookun e ish-zv/ministrit Taulant Muka, duke zbuluar se shkaku i përjashtimit të tij ishte pikërisht ky koment dhe jo fakti se nuk kishte marrë leje për tu larguar për një konferencë në Gjermani.
Në audio dëgjohen qartë edhe kritikat e ashpra që pedagogu ka për mënyrën se si bëhet mësimi. Studentët ikin rrugëve të bëjnë praktikat, shprehet pedagogu, ndërsa rektori acarohet.
Shehdula: 99% e studentëve që kalojnë në farmakologji, janë tapë topi. Nuk duhet të kalojnë fare. Ta them unë me përgjegjësi të plotë.
Musabelliu: Kush je ti?
Shehdula: Unë jam doktor Shehdula, kam mbaruar në Bolonja. Flas 4 gjuhë të huaja. Ky jam unë.
Musabelliu: Po t’i fol! Shkon pa leje.
Shehdula: Ia lash titullarit të lëndës. E di ku i bëjnë praktikat studentët e veterinarisë? I bëjnë rrugëve. I nisim rrugëve. Ku i bëjnë kërkimet shkencore këta njerëz? Ku i mësojmë ne? Nuk kemi klinikë që funksionon. Ky është problemi i vërtetë.
Musabelliu: Kujt i more leje?
Shehdula: Nuk i mora leje kujt dhe për këtë jam gati të iki nga puna.
Më tej dëgjohet debati i ashpër:
Musabelliu: Nuk të dëgjoj hiq. Ty të kam dëgjuar me dy veprimet e tua. Ke ikur pa leje dhe ato palaçollëqet me Taulantin dhe të tjerë.
Shehdula: Nuk janë palaçollëqe, janë ato që mendoj. Është opinioni im.
Musabelliu: Të lutem Zt. Dekan, unë nuk mund ta di se si mund të ikë një punonjës largohet nga puna pa leje. Që nga ky moment nëse vendimmarrja do të ishte në dorën time, ky nuk mund të jetë anëtar i universitetit.
Pedagogu që ka kryer studimet në Universitetin e Bolonjës, Dradan Shehdula ka denoncuar faktin se në këtë universitet marrin e japin tituj si qoka.
Më tej ai shprehet se ndonëse ka paguar lekë nga xhepi i tij për laboratorin, nuk lejohet për të hyrë në të.
Audiopërgjimi:
(B.B/ Faxweb.al)