Këngëtari i shumënjohur dhe i shumëpëlqyer nga të gjithë është tërhequr nga muzika.
Mund të jetë nga të vetmit që gjatë gjtihë karrierës së tij nuk ka njohur ulje.
Bëhet fjalë për legjendën e muzikës botërore, Sir Elton John.
“Gjithnjë mendoja se do isha si Ray Charles apo BB King-gjithnjë në udhëtim. Por prioritetet e mia kanë ndryshuar. Jemi bërë me fëmijë dhe kjo na ka ndryshuar jetën. Kjo nuk do të thotë se nuk do të jem kreativ, por nuk do të udhëtoj më!”-është shprehur Elton John, për mediat në Neë York.
Por, ka pasur zëra se këngëtari mund të ishte duke u tërhequr për shkak të shëndetit të keq.
Këngëtari e ka mohuar diçka tëq tillë duke u shprehur se do të mbajë 300 koncerte në harkun kohor të tre viteve të ardhshme, më pas do të tërhiqet.
“Më besoni, nëse do të bëni 300 koncerte, nuk mund të keni probleme me shëndetin!”-tha legjenda e muzikës.
(F.M/Faxweb)