21:12 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nuk tha asnjë fjalë për vdekjen e Jonadës! Bledi Çuçi ‘preket’ pasi i doli emri si biznesmen skafesh: E kam krijuar me miq pasionantë…

10:11 | 05/08/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e Jonadës që rrëzoi propagandën e “Facebook”-ut të dy ministrive, si ra shteti përballë të fortëve me skafe dhe jetsky

4 ditë pas vdekjes së Jonada Avdisë, vogëlushes që u godit nga skafi i komisarit të policisë Arjan Tase, ministri i brendshëm Bledi Çuçi më në fund ka zgjedhur që të reagojë publikisht. Por jo për Jonadën… as për ndonjë përgjegjësi morale dhe politike që pranon të marrë përsipër pas ngjarjes.

Ai reagon për kundërshtarët politikë, dhe për lajmet që qarkulluan në media se është pronar i një biznesi mjetesh të ujit, gjë të cilën nuk e mohon, pasi është e faktuar me dokumente, por thotë se është një shoqatë që e ka ngritur me miq pasionantë, pa qëllime fitimi.

Çuçi deklaron si arritje të tij arrestimin e Arjan Tases, i cili në fakt tentoi që të largohej nga vendngjarja, por u mbajt aty në sajë të këmbënguljes së dhjetra pushuesve që u bënë dëshimtarë të skenës së rëndë.

Për ta thelluar dhe më tej skandalin, do të mendonte Agjensia e Mbikqyrjes Policore, po në varësi të Çuçit, që të nesërmen e ngjarjes ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia për Tasen, që parashikonte një dënim nga gjobë deri në 5 vite burg. Është prokuroria e Vlorës ajo që e ka ndryshuar akuzën për komisarin e shkarkuar tashmë të policisë, duke e akuzuar për vrasje me paramendim.

Ndërkohë që ngjarja e Himarës është edhe më e rëndë, për shkak se ishte e paralajmëruar. Një tjetër i ri, Agustin Sefa, për më shumë se 17 ditësh gjendet në spitalin  e Traumës në Tiranë, pasi u godit nga një tjetër gomone në Jalë.

10 ditët e tij në koma, dhe operacionet e njëpasnjëshme, nuk bënë as shtetin të reagonte dhe as institucionet e drejtësisë të vepronin, pasi Gjergji Priftuli, drejtuesi i mjetit shijon lirinë që dy ditë pas aksidentit tejet të rëndë.

Reagimi i Bledi Çuçit: 

Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. 

I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.

Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Bledi Cuci
Pas

Askush nuk mund t’i ndajë, Demi krijon lidhje të sinqertë vetëm me këto 3 shenja

Para

E mban larg vëmendjes së mediave, Noizy zbulon nëse e bija do të vijë në koncertin ‘Alpha Show’

Para
E mban larg vëmendjes së mediave, Noizy zbulon nëse e bija do të vijë në koncertin ‘Alpha Show’

E mban larg vëmendjes së mediave, Noizy zbulon nëse e bija do të vijë në koncertin 'Alpha Show'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

Trump ndërpret negociatat me Kanadanë dhe paralajmëron tarifa të reja

OKB: Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele historike, 253 mijë hektarë të mbjella me bimën narkotike

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente gjatë festës serbe në Gazimestan

Izraeli përgatit plan strategjik kundër Iranit pas 12 ditësh sulmesh intensive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.