08:28 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk u certifikua nga KQZ, Lista Serbe ankesë për vendimin në Panelin Zgjedhor! Zllatan Ellek: Kurti dëshiron të eliminojë serbët nga këto troje

13:32 | 24/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk u certifikua nga KQZ, Lista Serbe ankesë për vendimin në Panelin Zgjedhor! Zllatan Ellek: Kurti dëshiron të eliminojë serbët nga këto troje

Lista Serbe, subjekti më i madh i serbëve në Kosovë, ka njoftuar se do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), një ditë pasi Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ), nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se vendimi i KQZ-së, është jodemokratik dhe kundër serbëve.

“Gjatë ditës do të paraqesim ankesë në PZAP dhe pres nga një vendim të qartë që do të hedhë poshtë këtë vendim absurd, antiserb dhe jodemokratik të [Albin] Kurtit”, deklaroi kreu i Listës Serbe, Zllatan Ellek në një konferencë për media.

Ellek tha se vendimi i KQZ-së, është urdhëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “dëshiron t’i eliminojë serbët nga këto troje”.

“Kjo është dhunë institucionale dhe ligjore ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe, sepse Kurti nuk dëshiron të shohë deputetët e Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, por dëshiron të ketë serbë të bindur si i ashtuquajturi ministër, z. [Nenad] Rashiq”, theksoi Ellek.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të hënën nuk e certifikoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi dy anëtarë të KQZ-së nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, votuan kundër.

Duke e arsyetuar këtë vendim, Kurteshi deklaroi se Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet dhe përdor rregullisht termin “Kosova dhe Metohia” ose frazën “Rroftë Serbia.”

Por, duke iu përgjigjur pretendimeve të Kurteshit, kryetari i Listës Serbe, Ellek, tha se termi “Kosova dhe Metohia është plotësisht i ligjshëm, sepse ai përfaqëson një toponim”.

“Dhe, fakti që në vend të ‘Rroftë Republika e Kosovës’ thashë ‘Rroftë Republika e Serbisë’. Ja, sot po ua them qartë se, para së gjithash, jam krenar që jam serb dhe krenar që i thashë ato fjalë. Qëndroj fort pas çdo fjale të shqiptuar”, deklaroi Ellek.

Vendimi për moscertifikim të Listës Serbe u mor pavarësisht se Zyra për Regjistrimin dhe Verifikimin e Subjekteve Politike kishte rekomanduar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Megjithatë, në mbledhjen e së hënës, Kurteshi ngriti kritika të shumta ndaj Listës Serbe, përfshirë lidhjet e saj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-nënkryetarin e partisë Millan Radoiçiq, i cili dha dorëheqjen pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë .

Kosova e cilësoi si akt terrorist sulmin në të cilin u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar shprehu shqetësim se procesi i certifikimit të subjekteve politike po ndikohej nga motive politike dhe bëri thirrje që Lista Serbe të ushtrojë të drejtën e saj për t’iu drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë deklaroi se “është e domosdoshme që votuesit, e jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, theksoi se është e nevojshme një zbatim i barabartë i ligjit për të gjithë dhe se procesi i certifikimit nuk duhet të politizohet.

Reagime të ngjashme erdhën nga Bashkimi Evropian dhe Misioni i OSBE-së.

Organizatat joqeveritare që monitorojnë proceset zgjedhore vlerësuan se KQZ-ja mori një vendim “në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e tjera në fuqi.”

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që mbahen në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Lista Serbe ka bërë të ditur më parë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një bojkoti dyvjeçar të proceseve politike në Kosovë.

Përveç Listës Serbe, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit janë regjistruar edhe pesë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Demokracia Serbe, Lëvizja Kombëtare Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Nisma Qytetare për Drejtësi Popullore./REL

Etiketa: KQZLista Serbe
Pas

“Tirana u çlirua për 3 orë”- Tubimi i opozitës, Sali Berisha: U përdorën mashtrues që shohin gra imagjinare shtatzëna që lindin në autobusë! Gjekmarkaj u bë për spital

Para

Durrës/ Policia Rrugore bën bilancin: 8 të arrestuar, procedime dhe mbi 1500 gjoba në dhjetor

Para
Durrës/ Policia Rrugore bën bilancin: 8 të arrestuar, procedime dhe mbi 1500 gjoba në dhjetor

Durrës/ Policia Rrugore bën bilancin: 8 të arrestuar, procedime dhe mbi 1500 gjoba në dhjetor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 48-të për konstituimin e Kuvendit

Foshnjat e krijuara duke përdorur ADN-në e tre personave lindin pa sëmundje të trashëgueshme

Izraeli godet Damaskun, SHBA: Është rënë dakord për hapa specifikë që i japin fund dhunës në Siri

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

Fotot/ Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

Trump beson se Kina do t’i dënojë me vdekje personat që merren me prodhimin ose shpërndarjen e fentanilit

Trump: Indonezia do të paguajë tarifa prej 19% dhe do të blejë 50 avionë Boeing sipas marrëveshjes tregtare

Parlamenti i Ukrainës mbështet dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.