Milena Harito ka marrë ditët e fundit një letër përshëndetjeje nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ambasadori Lu vlerëson punën e Haritos në drejtim të Inovacionit dhe Administratës Publike në vend, si dhe në kuadër të forcimit të bashkëpunimit Shqipëri – SHBA.
“Dëshiroj t’ju përgëzoj për katër vjet shërbim shembullor si Ministër i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Nën drejtimin tuaj, ne së bashku kemi punuar për të rritur përpjekjet e qeverisë për forcimin e sigurisë kibernetike, për të përmirësuar infrastrukturën IT të qeverisë, për të mbështetur zhvillimin e Protik dhe për të nxitur zbatimin e plotë të ligjit për administratën publike”, shkruhet në letër. (B.H/Shuplaka)