14:11 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nuk u kualifikua, Skëndërbeu fut në arkë miliona euro, ngjitet edhe në klasifikimin e UEFA-s

16:28 | 24/11/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk u kualifikua, Skëndërbeu fut në arkë miliona euro, ngjitet edhe në klasifikimin e UEFA-s

Skëndërbeu, skuadra e vetme shqiptare e mbetur në kupat e futbollit europian do të mbyllë aventurën kontinentale më 7 dhjetor, me transfertën në fushën e Young Boys.

Skënderbeu faktoi eliminimin nga Europa League, edhe pse fitoi 3-2 ndaj Dinamos së Kievit, por pavarësisht se nuk arriti dot objektivin e vështirë, skuadra korçare mund të krenohet se do të mbajë të paktën dhe dy javë flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Skënderbeu është ngjitur në vendin e 136 në klasifikimin e UEFA-s, një përmirësim i dukshëm krahasuar me vendin e 204-t që “Ujqërit e dëborës” kishin para se të nisnin ëndrrën europiane, shkruan ‘’Tch”.

Por sukseset e formacionit korçar kanë kontribuar gjithashtu në pikaverazhin e Shqipërisë në renditjen e UEFA-s, një vend i 30 që ka ende mundësi të përmirësohet dhe të kalojë Maqedoninë dhe Moldavinë para nesh.

Skuadra e presidentit Ardjan Takaj ka një bilanc të shëndetshëm financiar, pasi deri para vërshëllimës së fundit në “Elbasan Arena” ndaj Dinamos së Kievit kishte fituar 3 milionë e 760 mijë euro. Këtyre i shtohen 360 mijë euro për fitoren ndaj ukrainasve, gjithsesi larg rekordit të fazës së grupeve të dy viteve më parë, kur fitimet e skuadrës korçare shkuan në rreth 6 milionë euro.

Skënderbeu ka tashmë mundësinë të mbyllë edhe më mirë sezonin europian më 7 dhjetor, në Zvicër ndaj Young Boys, pasi një fitore i jep 360 mijë euro, ndërsa nëse ndaj helvetëve merr një pikë do të shtoheshin 120 mijë euro në llogaritë bankare.

Etiketa: ndeshjaskenderbeusport
Pas

Opa! Aleksandër Soros ZBARDH takimin me Edi Ramën (FOTO)

Para

“Java e Fëmijëve Jetimë”, në aktivitet merr pjesë dhe zëvendës ambasadori kinez

Para
“Java e Fëmijëve Jetimë”, në aktivitet merr pjesë dhe zëvendës ambasadori kinez

"Java e Fëmijëve Jetimë”, në aktivitet merr pjesë dhe zëvendës ambasadori kinez

Discussion about this post

 



Të Fundit

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

Putin nuk ndalet, përgatit sulm me 2 mijë dronë ndaj Ukrainës! Rusia: Kemi përpauar në lindje dhe jug

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

Irani bie dakord me tre vende evropiane për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor, çfarë ndodh nëse nuk arrihet një marrëveshje

Shkodër / Arrestohet 31-vjeçari që ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin

Transferonin paratë e krimit nga Zvicra drejt Shqipërisë/ SPAK godet rrjetin kriminal të përfshirë në trafik droge

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.