19:31 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk u lejua të futet në Komisionin e Medias, reagon Nikoll Lesi: Po ju kujtoj këto emra gazetarësh që u arrestuan

13:06 | 12/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nikoll Lesi: Nxit një klimë armiqësie, koha e Ramës po mbaron

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e radhës për diskutimet në Komisionin e Medias të paketës anti-shpifje të propozuar nga Edi Rama ndërkohë që të pranishëm ishin edhe përfaqësues të medias.

Ftesë për të marrë pjesë në këtë mbledhje kishte edhe Nikoll Lesi, por ai nuk ka mundut të futet në sallë pasi e kishte harruar ta merrte me vete, ndërsa vetë Lesi ka bërë me dije se nuk ishte lejuar nga roja.

Për këtë arsye ai ka zgjedhur që propozimet dhe mendimet e tij mbi këtë paketë ti tregojë përmes një reagimi në të cilin shprehet se nëse ky projektligj miratohet, do të ndodhë pa asnjë hezitim hakmarrja.

“Ndaj ju kërkoj të jeni të kujdesshëm, sepse nëse e miratoni siç i keni sjellë me ngut e inat mund të ndodhë që kur të bjerë PS-ja nga pushteti, këtë ligj ta aplikojë opozita e sotme ndaj gazetarëve që janë afër PS-së”, shkruan Lesi.

Reagimi i plotë:

Mëqënëse, për dreq, kisha harruar ftesën për t’u paraqitur në Komisionin e Medias për të dhënë mendime për projektligjet e qeverisë në lidhje me portalet dhe roja nuk më la të hyja, atëherë po botoj mendimet e mia për projektligjet.

Ja pikat e përgatitura që do të lexoja para komisionit të Medias:

Në mediat e shkruara dhe radiotelevizive nuk guxon të shpifësh apo të fyesh, pasi përfundon në gjykatë. Edhe për portalet duhet patjetër i njëjti standard, pa asnjë diskutim.

Por mëqënëse kemi ndër këto 28 vite eksperienca të këqija në raportet e qeverisë me median, duhet të jemi shumë të kujdesshëm se flitet për një pushtet të katërt, siç mbetet pushteti i medias.

Ndaj duhet që këto projektligje për median të rrëzohen dhe vetë komuniteti i gazetarëve të hartojë një projektligj për median e shkruar, radiotelevizive dhe për portalet. E përsëris, që duhet ligj në këtë fushë, bile i fortë, por jo nga qeveria. Jo se nuk e ka të drejtën kushtetuese qeveria për ta hartuar, por nuk ka të drejtën morale se ka përplasje të egra të qeverisë me analistë dhe gazetarë të njohur e që duket, në mos është, si një hakmarrje momentale inatçore.

Po ju them DUHET LIGJ edhe për portalet, por jo në këtë mënyrë e me këtë hov inati për ta nënshtruar median apo vendosur gjoba selektive, sepse nëse miratohet siç e keni sjellë, do të ndodhë pa asnjë hezitim, HAKMARRJA e pushtetit. Aq më tepër që autoriteti që vendos gjoba dhe bllokon është AMA, një institucion i kontrolluar nga qeveria (edhe qeverive e tjera kështu do t’ju pëlqente).

Eksperienca më bën të jem dyshues dhe i kujdesshëm në këtë rast. E dini besoj, në mos ju e mban mend publiku, se gazetarë të gazetës KOHA JONE në kohën e qeverisjes së parë të PD-së janë arrestuar dhe burgosur, si Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka. E dini besoj se në kohën e kryeministrit Nano pati gazetarë dhe botues në ndjekje penale, ashtu sikurse dimë se prapë në kohën e rikthimit të PD-së në pushtet gazetari Mero Baze u përsekutua brutalisht, apo së fundmi kryeministri aktual ka paditur analistin dhe gazetarin e njohur Ylli Rakipi.

Ndaj ju kërkoj të jeni të kujdesshëm, sepse nëse e miratoni siç i keni sjellë me ngut e inat mund të ndodhë që kur të bjerë PS-ja nga pushteti, këtë ligj ta aplikojë opozita e sotme ndaj gazetarëve që janë afër PS-së.

Asnjëherë nuk kam besim te pushteti, sidomos në raportet e saj me median!

Pra futemi në rreth vicioz dhe spirale antidemokratike në raport me lirinë e fjalës.

Ndaj rrëzojini këto projektligje dhe lëreni KOMUNITETIT TË GAZETARËVE ta hartojnë, një ligj që duhet, realisht.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Nikoll Lesi
Pas

As Dua Lipa dhe As Rita Ora/ Ja kush këngëtare shqiptare vlerësohet nga “New York Times”

Para

A jam i lumtur në Paris? Neymar na lë të gjithëve pa fjalë me përgjigjen

Para
A jam i lumtur në Paris? Neymar na lë të gjithëve pa fjalë me përgjigjen

A jam i lumtur në Paris? Neymar na lë të gjithëve pa fjalë me përgjigjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

Takimi në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Zgjedhjet e 11 majit, nis protesta e opozitës, akuzojnë Ramën për vjedhje vote

Avokati Altin Goxhaj: “Jap dorëheqje nga kryetar i Aleances Konservatore për Shqipërinë, për shkak të rezultatit elektoral larg objektivit të partisë

KQZ merr vendimin: Numërimi për votat e Greqisë të nisë menjëherë, nuk janë gjetur parregullsi në asnjë nga kutitë

Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do paguajë çmimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.