Familjarët e Cristiano Ronaldos nuk e pranojnë që Luka Modric fitoi çmimin “Lojtari i Vitit”. Për këtë çështje ka reaguar edhe motra e CR7-ës Katia Averio, e cila nuk është dakord me vendimin e dhënë nga UEFA.
Katia ka publikuar një story në instagram ku ka krahasuar lojën dhe punën e Ronaldos me atë të Modric në Champions League. Imazhi është i shoqëruar me një mbishkrim: “Gati. Secili ka përfundimet e tij”, shkruan Katia në Instagram.