14:27 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nuk vonon Albin Kurti, nis procedurat për shkarkimin e presidentit Thaçi

12:40 | 26/02/2020
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ka 48 orë kohë për propozimin e emrit të kryeministrit”, VV përgënjeshtron deklaratën e Thaçit pas takimit me Kurtin

Kryeministri kërkon nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit Thaçi

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK’së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Sipas Kurtit, këto janë bazë për nisje të procedurave të shkarkimit.

Zyra e Kryeministrit njofton se është gjetur një marrëveshje tërësisht sekrete e nënshkruar në vitin 2013 mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.

Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në përfundim se Thaci ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin e opinionit të Kurtit.

Etiketa: albin kurtiHashim ThaciSHKARKIMI I PRESIDENTIT
Pas

“Alamet familje, djalë për së mbari”, flasin të afërmit e viktimave në Rrëshen: Ish-burri s’e trajtonte mirë, i ka takuar vajzat sa herë ka dashtë!

Para

Rama dhe Lavrov ”përplasen” për njohjen e Kosovës, ministri rus: Të krijohen bashkësitë serbe

Para
Rama dhe Lavrov ”përplasen” për njohjen e Kosovës, ministri rus: Të krijohen bashkësitë serbe

Rama dhe Lavrov ''përplasen" për njohjen e Kosovës, ministri rus: Të krijohen bashkësitë serbe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tregu i kriptomonedhave kalon 4 trilionë dollarë, SHBA miraton projektligjin historik për kriptot

Zelensky: Po zbatojmë marrëveshjet me Moskën, por procesi i bisedimeve kërkon më shumë vrull

SHBA, 61-vjeçari në gjendje të rëndë pasi “gëlltitet” nga skaneri gjatë ekzaminimit mjekësor

Kavajë/Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Helmës

Prononcimi i Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ku mori pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, mbajtur në Athinë

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas rreth 2 javësh, ja për çfarë po heton policia

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Short time”

SHBA ndryshon qasjen diplomatike: Rubio u kërkon diplomatëve të mos komentojnë mbi drejtësinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

Kavajë, procedohen 2 shtetas për zënien e hapësirave publike në plazh

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e shkurtimeve financiare për transmetuesit publik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.