Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka dalë hapur kundër ligjit që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, që që është parë edhe në seancat plenare ku do të votohej ligji. Ai ka munguar në të gjitha seancat në fjalë.
Sot ai është shfaqur për herë të parë krah Ramës, pas votimit të dekretit të amenduar të ligjit për Teatrin, ku nuk kanë munguar as batutat.
Teksa i dha kartën e anëtarësisë në Partinë Socialiste një të reje, Majko tha: “U uroj mirëseardhjen të gjithëve në familjen tonë të madhe”, ndërsa përmendi largimet nga PS për shkak të debateve me Ramën, uroi që kjo të mos ndodhë me të rinjtë.
Më tej ai shtoi me batutë e sipër: “Mos i merrni me të vërtetë këto batutat që bëjmë se kush është më i ri, sepse ajo dihet”.
Pas kësaj, edhe Rama i është përgjigjur me batutë, teksa tha: “Se kush është më i ri mos u nisni nga ditëlindja, por nga pamja. Për momentin jam më i ri, por më vonë Pandi do të jetë më i ri, sepse ai i njëjtë ka qenë është dhe do të mbetet, ndërsa unë kam qenë ndryshe, jam ndryshe dhe do të jem ndryshe”.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post